U martua me pemën, gruaja deklaron se do të kalojnë Krishtlindjet e treta bashkë

schedule15:51 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 21 Dhjetor, 2021

Një nënë e dy fëmijëve u martua me një pemë dhe thotë se këtë vit po festojnë Krishtlindjet e tyre të treta së bashku.

Sipas mediave të huaja, Kate Cunningham, 37 vjeçe, e cila e ndryshoi mbiemrin e saj në Elder kur ajo dhe pema u martuan në vitin 2019 në Sefton, shprehet se dyshja janë “më të dashuruar se kurrë” këtë sezon festiv.

Nëna, e cila punon si kujdestare për djalin e saj autik, e viziton pemën deri në pesë herë në javë dhe madje e ka zbukuruar atë për Krishtlindje.

Kujtojmë që Kate u martua me pemën tre vjet më parë në shenjë proteste kundër planeve për të ndërtuar një bypass në parkun lokal në atë kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!