Një përdoruese e TikTok ka tregoi se si zbuloi tradhtinë e burrit të saj nëpërmjet kameras në zilen e derës. Kaylie Kristina ndau videon në rrjetin social, e cila tregon burrin e saj duke nxjerrë fshehurazi të dashurën nga shtëpia.
Gruaja e shkatërruar fillimisht ndau pamjet në llogarinë e saj në TikTok dy muaj më parë, ku u bë shpejt virale dhe u pa më shumë se 5 milionë herë. “Ai mendoi se kamera ishte e çaktivizuar,” shkroi Kristina në pjesën e komenteve.
@kaylie271#cheater #garbage #fyp♬ original sound – Kay
Ajo shtoi se i dashuri i saj madje e kishte instaluar vetë pajisjen e sigurisë. Christina muajt e fundit nuk e ka lejuar të shoqin të kthehet në shtëpi dhe së fundmi ka shpërndarë sërish klipin e kamerës. /abcnews.al

