Në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK në Kosovë po trajtohen 39 pacientë, 11 të konfirmuar me virus kurse 28 të tjerë e kanë kaluar.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient /abcnews.al