Duke iu përgjigjur kritikëve, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protesta e sotme kundër “Ballkanit të Hapur” nuk ishte për hallet e tij personale.
“Nuk është halli i Sali Berishës, por janë hallet e injoruara në mënyrë të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë, në njeriun që përfundoi në metamorfozën më të shpifur, atë të bravës”, deklaroi Berisha.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë edhe një protestë kundër Lulzim Bashës, Berisha tha se ata tashmë janë shumicë.
“Një gjë është sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, ka një pakicë në anën tjetër. nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicë, e vërteta është se do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama. Ne jemi shumicë”,-tha Berisha.
Protesta e sotme e thirrur nga ish-kryeministri zgjati rreth dy orë. g.v/abcnews.al