Edhe pak minuta na ndajnë nga protesta që do të mbahet sot, kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Ndërkohë, pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe reperi, Stresi.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se do të marrë pjesë në protestë jo kundër mysafirit, por kundër të zotit të shtëpisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, pak orë më parë, Stresi ka treguar se nuk është mirë në gjendje shëndetësore. Ai ka bërë me dije se kjo gjë e ka detyruar të anullojë edhe xhirimet e videoklipit që do të realizonte sot.
“Ju kërkoj ndjesë që sot u anulluan xhirimet e klipit për arsye shëndeti”, ka shkruar Stresi.
Ky njoftim ka vënë në pikëpyetje edhe prezencën e reperit në protestë, pasi nuk dihet se sa e rënduar mund të jetë gjendja e tij shëndetësore. Gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim./abcnews.al