ABC ka siguruar pamje nga garazhi i një pallati në Vlorë që pasditen e djeshme u kthye në skenë krimi si pasojë e një tritoli që kishte shënjestër 33-vjeçarin Indrit Sadedini. Në pamje duket e shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është shembur bordura anësore që ndan garazhet nga njëri tjetri. Lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.
Kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të garazhit ku ndodhi shpërthimi kanë pikasur atentatorin i cili 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi ka kaluar aty pranë me një kapuç në kokë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy. Atentatori ka qenë në distancë kur e ka shtypur butonin ndërsa bomba ka qenë e lidhur me telefon.
Lexo edhe: Atentati në Vlorë, autori me kapuç, hodhi bombën e lidhur me celular 15 minuta para shpërthimit
Më pas ai është larguar i qetë në këmbë. Mësohet se po i njëjti person është parë disa herë në zonë duke lëvizur me motor dhe i maskuar me kapuç. Në momentin që 33-vjeçari Indrit Sadedini ka dalë nga garazhi sapo ka shkelur pranë lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
ABC mëson se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.
33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. m.v/Abcnews.al