Bruno Telushi e ka mbyllur sezonin. Mesfushori, i cili ishte edhe kapiten tek Egnatia, ka pësuar një dëmtim në gju.
Sipas Supersport ai do të operohet dhe i duhen gjashtë muaj të rikthehet, çka praktikisht i jep fund sezonit.
Rrogozhinasit tashmë duhet të gjejnë një zëvendësues për të në merkaton e janarit, gjë që nuk është aspak e lehtë. / abcnews.al