Pastori Akil Pano ka qenë i ftuari radhës në emisionin e Provokacijas nga Mustafa Nano. Ai theksoi se në vendin tonë 200 kisha protestante të ndërtuara pas viteve ’90, të cilat e vënë theksin te praktika besimit dhe jo te kulti sikurse është tradita e kishave të tjera.
“Janë 200 kisha protestante në Shqipëri. E vë theksin te praktika e besimit dhe jo te tradita e kultit. Kur flasim për 200 kisha që janë regjistruar pas viteve ’90”.
Pastori ka folur për qëllimin e jetës që është përjetësia, si edhe ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të kishës, mesazhet që përcjell, ndërsa ka folur edhe për ateizmin.
“Zoti flet përmes një libri, një mendimi, kur Zoti krijoi universin dhe njeriun e bëri të përsosur dhe nuk vendosi vdekjen, madje vendosi përjetësinë në zemrat e tyre. Vetëm përmes një vendimi që keqpërdori vullnetin e lirë. Në çdo ditë e keqpërdorim këtë vullnet të lirë. Momenti i parë kur u keqpërdor është momentit i mëkatit fillestar, natyra jonë u korruptua në thelb. Duhet një ndryshim në qënie, në thelb”. /abcnews.al