Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkozë ku një banesë është përfshirë nga flakët. Njoftohet se si pasojë e zjarrit në një banesë pranë shkollës “Androkli Kostollari” humbi jetën një 90-vjeçare.
E moshuara jetonte e vetme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/