Kuvendi Kombëtar i PD, Aleancën Qytetare për Demokracinë: Cili do jetë funksioni i saj

schedule14:21 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 14:21 - 18 Dhjetor, 2021

Partia Demokratike në mbledhjen e Kuvendin Kombëtar ka hapur një kapitull të ri për sa i përket komunikimeve me qytetarët.

Sipas drejtuesve të Kuvendit, kjo nismë do të quhet Aleanca Qytetare për Demokracinë, dhe qëllimi i saj është për një bashkëpunim më të ngushtë me shoqërinë.

Kjo është një nga pikat e Kuvendit Kombëtar, ku është theksuar se Aleanca do të përbëhet nga intelektualë dhe njerëz të spikatur në shoqëri, që shfaqin parimet e PD-së. Sipas Enkelejd Alibeaj, anëtarët nuk do kenë nevojë që të jenë anëtarë të PD, ndërsa ata do kenë detyrë që të japin mendime kritike lidhur me nismat e ndërmarra nga PD./abcnews.al/