Ish-studenti i dhjetorit 1990, Ilir Dizdari u shpreh në Kuvendin Kombëtar të PD, se Sali Berisha po rikthen në vend kultin e individit dhe demokratët kanë detyrë ta ndalojmë. Dizdari ka shtuar se entuziazmi i demokratëve në sallë sot i ngjan dhjetorit 1990.
Lexo edhe: Basha godet Berishën: Nuk do lejojmë në PD persona që destabilizojnë rajonin dhe Shqipërinë
” Na janë shfaqur me metoda pseudo demokrate dhe janë bërë problem për shqiptarët. Çfarë kërkuam ne në vitin 1990? Është koha për ti ritheksuar. Ne sot kemi të njëjtat detyra themelore për të çuar në vend amanetin e atyre që nuk jetojnë më. Bëj sot bilancin e shumë figurave që themeluan PD-në dhe më rezulton se ata u larguan, u përzunë dhe fatkeqësisht Shqipëria po rikthehet në kultin e individit”, tha Dizdari.
Mes të tjerash Dizdari është shprehur se Lulzim Basha ka marrë përsipër të riparojë shtyllat e PD-së. Sipas tij studentët e dhjetorit kishin një ëndërr dhe sot duhet të bëhet realitet me ndihmën e SHBA dhe BE.
“Ringritja e demokracisë nis me ndryshimet kushtetuese që Basha ka marrë përsipër t’i bëjë. Ne duhet të riparojmë shtyllat e PD. Ne kemi historinë tonë 30-vjecare, që duhet ta përforcojmë. E dyta, pronarët dhe elita patriotike shqiptare, 3- të përndjekurit politikë 4- strukturimi përfaqësues fetar në kuota të barazvlerësuara 5- prurjet e reja dhe rinia që të rrijë në Shqipëri e të kthehet në forcë për zhvillimin. Ne kishim një ëndërr sot duhet ta bëjmë realitet me ndihmën e SHBA dhe BE. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Sot ju keni radhën ta kryeni këtë mision, merreni dhe drejtojeni me nder.”- u shpreh Dizdari. /abcnews.al/