Gati për “Junior Eurovision”, Ana Gjebrea rrëfen emocionet para festivalit

schedule12:17 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 12:17 - 18 Dhjetor, 2021

Një ditë para spektaklit, Ana Gjebrea ka rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në Festivalin Evropian të Këngës për fëmijë. Vajza e moderatorit Ardit Gjebrea u shpall fituese e “Festivalit të Fëmijëve”, dhe do të interpretojë këngën “Stand by you”.

Eurovisioni për fëmijë do të mbahet më 19 Dhjetor në Paris dhe Ana po bën përgatitjet e fundit para konkursit. Sot ajo ka dhënë një intervistë për TV Klan ku është shprehur se kjo eksperiencë për të është pozitive dhe se nuk ndihet aspak e stresuar.

“Po kjo është një eksperiencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si më përpara, kjo është domethënë dhe garë, gara ime e parë por e kam marr me qejf dhe nuk kam stres.”, ka rrëfyer Ana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anna Gjebrea (@annagjebreaofficial)

/abcnews.al