Zbulohet shkaku i vdekjes së 10 personave në koncertin e Travis Scott

schedule19:30 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 19:30 - 17 Dhjetor, 2021

Një muaj pas tragjedisë në festivalin Astroworld të Travis Scott, autoritetet në Teksas kanë dhënë detaje të tjera për vdekjen e 10 pjesëmarrësve. Sipas një raporti nga Instituti i Shkencave Ligjore të Qarkut Harris, viktimat ndërruan jetë nga asfiksia e shtypjes gjatë rritjes masive të turmës, ku të pranishmit nuk mund të merrnin frymë ose të lëviznin krahët.

Ekzaminuesit mjekësorë iu deshën të prisnin disa javë pas koncertit të 5 Nëntorit për rezultatet e testeve përpara se të bënin përcaktimet përfundimtare mbi shkakun dhe mënyrën e vdekjeve. Zyrtarët e përshkruan më parë tragjedinë si një “incident me viktima masive”. Sipas policisë, turma në koncert “filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës”, duke shkaktuar panik dhe lëndime.

Njerëzit marrin pjesë në një memorial të improvizuar në terrenin NRG Park në Hjuston, Teksas më 7 nëntor

Një ditë pas koncertit, Travis lëshoi ​​një deklaratë ku thoshte: “Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u ndikuan nga ajo që ndodhi në Astroworld Festival.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!