Me thikë dhe armë, hajdutët hyjnë në shtëpinë e Di Natale

schedule18:16 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 18:16 - 17 Dhjetor, 2021

Aventurë e keqe për ish-sulmuesin Antonio Di Natale, tani trajner i Carrarese.

Gjashtë hajdutë hynë në shtëpinë e tij duke i drejtuar një thikë në fyt dhe një armë në kokë, marrë nga Calciomercato.com.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur hajdutët i kanë marrë nga kyçi i dorës një Rolex 30 mijë euro.

Të parët që lajmëruan policinë ishin familja e Di Natale, të cilët panë gjithçka nga shtëpia e vjehrërve të tij.

Edhe në janar 2012 hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e ish-sulmuesit, por në atë rast trajneri Carrarese nuk ishte në shtëpi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!