Një tjetër risi të mandatit të 3 kryeministri Edi Rama veçoi dixhitalizimin e dokumenteve, të cilat mund t’i merrni nga telefoni në vend që të shkohet në zyrat e shtetit.
“Së bashku me atë platformë duam të promovojmë dhe një risi tjetër të këtij mandati, kalimi i të gjitha dokumenteve nga zyrat e shtetit te telefoni juaj. Që nga certifikata familjare, te llogaritja e pensioneve, te pagesa e taksave, te gjithë ndërveprimet me sigurimet shoqërore, ndërveprimet me institucione të tjera e deri te regjistrimi i fëmijëve të tjera janë mbi 1200 shërbime të cilat s’kanë nevojë për prezencë fizike dhe bëhen pa dalë nga shtëpia fare”, tha Rama
Kryeministri tha se online nuk mund të bëhen martesat për shkak se duhet firma e dy personave që martohen por edhe dëshmitarët. Me batutë Rama tha se mbase do të vijë një ditë që edhe martesa të bëhet online, përmes dëshmitarëve digjitalë.
“Nuk bëhet online, marrja e kartave ID, martesa, kjo sepse duhet të firmosin të dyja palët, duhet të jenë dëshmitarët, mbase do vijë dhe ai moment kur mund të bëhet me dëshmitarë dixhitalë, por deri më tani s’e ka bërë askush në botë dhe s’kemi si ta bëjmë ne. Është gjynah që kur kemi në dorë këtë makineri për të cilën kemi investuar punë të madhe, kemi investuar një kohë të gjatë, të mos e shfrytëzosh dhe të vazhdosh në rrugën e radhëve, të stresit, në rrugën e atyre marrëdhënieve që ta rrisin stresin nga sjellja e njerëzve në sportele. Sot është shumë e thjeshtë. Sistemi nuk varet nga një person”, shtoi kryeministri. be.k/abcnews.al