Interi dhe Christian Eriksen kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi në Serie A nuk lejohet të luash kur vendos defribilator.
Menaxheri i mesfushorit danez ka qenë dje në Milano dhe ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë.
Në kushtet e krijuara ndërprerja e kontratës ishte zgjidhja më e mirë, pasi edhe vetë Eriksen dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.
Me defribilator ai mund ta bëjë diçka të tillë në Holandë dhe Premier League. Së shpejti vjen zyrtarizimi i largimit nga Interi dhe më pas do të zbulohen detaje të tjera për të ardhmen. / abcnews.al
Inter and Christian Eriksen have decided to terminate the current contract by mutual agreement, as he’s officially not allowed to play in Serie A with defibrillator. ?? #Eriksen
Official announcement soon – then Eriksen will be free to consider proposals from other countries. pic.twitter.com/tWRL5oVAKC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 17, 2021