A mund t’ju bëjë gota e gabuar të pini më shumë verë?

schedule08:51 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 08:51 - 17 Dhjetor, 2021

A keni pirë më shumë verë nga sa prisnit?

Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit zbuluan se shitjet e verës ishin më të larta kur vera shërbehej në gota më të mëdha.

Në veçanti, studiuesit kryen një eksperiment në një bar verë në Kembrixh, ku sasitë e zakonshme prej 125 ml dhe 175 ml verëra u shërbyen në gota 300 ml. Lokali ra dakord për një periudhë 16 javore të ofronte verë në gota me kapacitet 370ml, 250ml, por edhe në gotat klasike 300ml. Gjatë 16 javëve shitjet e verës u rritën me 10% më shumë, për shkak të madhësisë më të madhe të gotës. Megjithatë, ata nuk dukej se pinin më pak nëse gota e tyre ishte 250 ml.

Dr Rachel Pechey, nga Njësia e Kërkimeve të Sjelljes dhe Shëndetit të Kembrixhit, tha: “Nuk është e qartë pse ndodh kjo, por një arsye mund të jetë se gotat më të mëdha ndryshojnë perceptimin tonë për sasinë e verës, duke na bërë të pimë më shpejt dhe të porosisim më shumë”. Profesoresha Theresa Marteau, drejtore e së njëjtës njësi, shtoi: “Kjo mund të tregojë se shmangia e përdorimit të gotave më të mëdha të verës mund të zvogëlojë sasinë që njerëzit konsumojnë”.

Si përfundim, do të thoshim se kjo është e justifikuar, pasi për shkak të madhësisë së gotës, perceptimi ynë mund të mos jetë i saktë se sa verë kemi konsumuar. Me interes të veçantë ky hulumtim është, natyrisht, nëse kemi parasysh se shpesh kemi dëgjuar se një nga faktorët që mund të hahet më shumë janë pjatat. Madhësia e pjatave është më e madhe në krahasim me të kaluarën dhe kështu sasia e ushqimit mund të rritet edhe në varësi të madhësisë së pjatës. Pra, a duhet të jemi pak më të kujdesshëm me zgjedhjen e enëve tona të tavolinës?