Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit.
Ai thotë se përmes Komisariatit Dixhital, qytetarët mund të ndihmojnë duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë dhe na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit Tani edhe nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike
*momente nga pastrimi në Durrës, Vlorë, Kukës, Puke, Memaliaj, Libohovë, Prrenjas dhe Gjirokastër”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al