Europa në varësi të gazit rus

schedule13:25 - 31 Janar, 2019

schedule 13:25 - 31 Janar, 2019

Europa po varet gjithnjë e më shumë nga gazi rus. Kjo pasi kompania Gazprom në pronësi të Kremlinit po shënon rritje të vazhdueshme në sektorin strategjik të energjisë. 

Gazprom, i cili është në kontrollin e plotë të Kremlinit ka konfirmuar një rritje record të eksportit në Europë, në tregun e gazit, me perspektivën për një rritje të pandërprerë në kontinentin e vjetër

Shifrat janë publikuar nga presidenti I Gazprom Viktor Zubkov: sipas të cilit eksportimet në vitin 2017 drejt europës dhe Turqisë janë rritur me 8.1 për qind duke arritur rekordin e 193.3 miliard metra kub, pavarësisht përpjekjeve të Europës për të reduktuar varësinë nga furnizimet energjitike ruse

Gjigandi I gazit, I kontrolluar nga Moska, deklaroi se pizicioni i tij në tregun europian mund të përmirësohet edhe më, falë kërkesave të vazhdueshme për karburant.

Në kongresin europian të gazit në Vienë, Gazprom konfirmoi një përshpejtim të punimeve për realizimin e gazsjellësit ord Stream 2 në Detin Baltik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!