Dy persona janë arrestuar në Korçë për një sasi kanabisi të bllokuar më shumë se dy vite më parë në Kapshticë. Personat që ishin në kërkim dhe që janë arrestuar janë; A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i tyre u bë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13.02.2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis./ Abcnews.al