Sherri për bravat në selinë e PD-së, reagon Ina Zhupa

schedule16:01 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 16:01 - 15 Dhjetor, 2021

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa  ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në selinë blu mes mbështetësve të Bashës dhe Evi Kokalari dhe Albana Vokshin.

Zhupa në reagimine  saj shkruan se në ditën kur duhet që të merremi me skandalin e inceneratorëve, Berisha dhe Vokshu merren me hallet personale.

“Ne ditën kur duhet ngritur zëri dhe reagimi për skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

LEXO EDHE: “Mos prek me dorë,” Evi Kokalari dhe Albana Vokshi përzihen me sherr nga selia e PD

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse përpiqen të largojnë vëmendjen nga përfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqetëson ky fakt?!”, shkruan Zhupa./abcnews.al