Covid-19, Ukraina zgjat gjendjen e jashtëzakonshme me 3 muaj

schedule15:11 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:11 - 15 Dhjetor, 2021

Ukraina ka zgjatur me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimeve.

“Derisa të vaksinohet 70% e popullsisë, ne duhet të respektojmë të gjitha kufizimet e vendosura,” tha kryeministri i vendit, Dennis Smigal, gjatë një takimi të qeverisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, 12.6 milionë njerëz janë vaksinuar me dy dozat e kundër COVID-19 nga një popullsi prej 41 milionë banorësh, ndërsa janë regjistruar 3.6 milionë raste  dhe rreth 92.000 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!