Doza përforcuese e vaksinës Johnson & Johnson mund të administrohet të paktën 2 muaj pas dozës së parë tek personat mbi 18 vjeç, sipas një deklarate të EMA. Sipas informacioneve, doza përforcuese rrit nivelin e antitrupave, por ende nuk dihen efektet anësore pas marrjes së dozës.
Gjithashtu doza përforcuese e Janseen mund të merret pas dy dozave të vaksinave mRNA të miratuara në BE, Pfizer /BioNTech ose Moderna. Ashtu si me të gjitha ilaçet, EMA do të vazhdojë të shqyrtojë të gjitha të dhënat mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Johnson & Johnson.
/abcnews.al