Me kapuç dhe shall në fytyrë, këta janë dy adoleshentët që vodhën postën në Babrru

schedule11:48 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 11:48 - 15 Dhjetor, 2021

Dy adoleshentë kanë vjedhur mëngjesin e së mërkurës një filial të Postës Shqiptare në Babrru. Siç duket edhe në foton e siguruar nga kamerat e sigurisë, dy adoleshentët kanë hyrë  në postë kapuçë dhe shall në fytyrë.

Vjedhja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa dy personat e paidentifikuar vodhën rreth 200.000 lekë  dhe më pas janë larguar me biçikleta.

Mësohet se dy të rinjtë nuk kanë qenë të armatosur. Të dy ata kanë kërcënuar punonjësit që t’u jepnin para me pretendimin që kishin armë, por sipas burimeve nga policia, pas kqyrjes së kamerave, janë konstatuar pa armë.

Ndërkohë, po krihet zona për të bërë të mundur kapjen e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!