Është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur pesë ditë më parë në një lokal në Tropojë.
Policia bën me dije se është arrestuar 24 vjeçari Genti Vetnikaj i cili plagosur me armë zjarri të riun Alban Haklaj.
Sipas uniformave blu arrestimi i tij është bërë në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes
LEXO EDHE: EMRAT/ Të shtënat trondisin Tropojën, plagoset një person, në kërkim autori
Ngjarja ka ndodhur me datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit ,ku për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
- V., 24 vjec, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Ngjarja: Shtetasi G. V., më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.e.su./abcnews.al