Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë sipas tyre njoftimet e kreut të PD Lulzim Basha për shkarkimin e tyre.
Sipas komisionit, këto njoftime janë pa vlerë juridike me argumentin se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Përmes njoftimit të “Komisioni i Rithemelimit” u bëhet thirrje sekretarëve të degëve të vijojnë punën. Vetë Basha nuk ka bërë asnjë reagim sot ku njofton shkarkimin nga detyra të sekretarëve.
Lexo edhe: Sekretarja e degës 9 të PD refuzon publikisht të dorëhiqet, Berisha i komenton
“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e përjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë”, thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit. be.k/abcnews.al