Paralajmërimi i drejtuesit të Moderna-s: Nuk besoj që “Omicron” është më i lehtë se virusi aktual

schedule14:53 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 14:53 - 14 Dhjetor, 2021

Në Britaninë e Madhe Dr. Paul Burton, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna, ka folur me deputetë në komitetin e shkencës dhe teknologjisë në Dhomën e Komunave.

Burton tha se ai pret që të dhënat në ditët në vijim të tregojnë se sa e përmirëson mbrojtjen kundër Omicron doza e tretë e Moderna-s.

Po ashtu ai doli edhe kundër pretendimeve, kryesisht nga Afrika e Jugut, se varianti shkakton sëmundshmëri më të butë dhe paralajmëroi se Omicron dhe Delta ka të ngjarë të qarkullojnë së bashku për ca kohë.

“Unë nuk mendoj se Omicron është një version më i butë, më pak i rëndë i virusit aktual,” i tha ai komitetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!