Debati te “Ligjet”/ PD: Doni të fusni imunitetin e deputetit. Reagon Balla

schedule14:50 - 30 Janar, 2019

schedule 14:50 - 30 Janar, 2019

Pas një debati të ndezur dy orësh, mazhoranca e opozita shtynë shqyrtimin e ndryshimeve në rregulloren e kuvendit, të propozuara nga PS. Akuzave të opozitës se po tentohet të rifutet imuniteti i deputetit, mazhoranca e ftoi që të rishikonin së bashku ndryshimet e propozuara.

Mazhoranca dhe opozita, të mbledhur në komisionin e ligjeve për diskutimin dhe miratimin në parim të ndryshimeve të propozuara në rreguloren e Kuvendit, dështuan me sukses.

Dy orë pas debatit mbi mënyrën dhe vendin ku duhen miratuar ndryshimet në rregullore…

Alibeaj: “Është një lapsurs, është një gabim në rastin më të mirë i Konferëncës së Kryetarëve që i ka sjallë si lëndë. Në kërkojmë mbledhjen e Këshillit të Mandatëve që i takon kryetarit të Kuvendit ta thërrasë”.

Manja: “Ju bëtë bojkon të sesionin e vjeshtës dhe bllokuan Këshillin e Mandateve dhe të rregulloreve. Për rrjedhojë Konferenca e Kryetarëve nisur nga kjo situatë ka vendosur që t’ia kalojë Komisionit të Ligjeve”.

Komisioni votoi shtyrjen e diskutimeve në mbledhjen e rradhës, për shkak të mos dakordësisë mes palëve. Propozimin e bëri ish kreu i komisionit, njëkohësisht ish-ministi i brendshëm Fatmir Xhafaj.

Xhafaj: “Ta shtyjmë sepse mblidhet Konferenca e Kryetareve, të mblidhemi në Komisionin e Ligjeve dhe të vijojmë diskutimin”.

Por as kjo nuk kënaqi opozitën, e cila diskutimin kërkon ta bëjë në pozita të barabarta.

Alibeaj: “Jo këtu sepse keni forcën e kartonit, nëse doni e miratoni si të doni”.

Kjo pavarësisht deklaratës së kerut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Balla: “Mos kini merak, rregullorja votohet vetëm me consensus”.

Ndryshimet në nenin 118 u bënë shkak i “mburojës” që opozita kërkon në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores…

Alibeaj: “Ju kërkoni të fusni imunitetin e deputetit”.

Balla: “I heqim, shkruajini si të doni dhe i sjellim”.

Parimisht komisioni vendosi ngritjen e një grupi pune me pjesmarrës nga të gjitha partitë parlamentare, PS, PD, LSI, për të bërë ndryshimet e nevojshme në nenet përkatës./abcnews.al