Gazetari investigativ Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, ku në seli ka pasur tensione dhe përplasje mes mbështetësve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
“SHQUP ….(Shtepia Qendrore e Ushtrise Popullore)…Nuk e di nese e kane rrethuar ndonjehere kete godine, por sot eshte kthyer në skene krimi, flitet per “pushtim”, “uzurpim”, “provokim”, “bastisje zyrash”, “grabitje sendesh personale”, “njerez te armatosur”, “subjekte te OFL-se”….
Akuzohet narkoshteti se po mbron njeren pale, pastaj pala tjeter i ben apel per ndihme narkoshtetit qe te kryej hetime….
Ububuja….
O SHQUP ç’te gjeti!!!!
Te futen me zor ne histori.
Prit kur të vije Lali Eri, e të thote se eshte objekt i trashegimise historike dhe kultutore i kategorise se pare dhe i duhet vendosur shiriti!!!!” shkruan ai./ Abcnews.al