Britania ka konfirmuar viktimën e parë nga varianti Omicron. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit Boris Johnson, sipas Reuters
Varianti i ri është përhapur në më shumë se 60 vende, madje sipas ekspertëve duket se i shmanget mbrojtjes së vaksinave. Sipas të dhënave të OBSH-së të publikuara dje, Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut përhapet më lehtë se variantet e mëparshme të koronavirusit./abcnews.al