Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe drejtuesin politik të qarkut të Fierit Taulant Balla vizitoi sot grykëderdhjen e Vjosës për të parë nga afër situatën pas pushimit të reshjeve të shiut.
Ndërsa inspektonte nga afër situatën, kreu i qeverisë u shpreh se investimet në argjinaturat e reja dhe mirëmbajtja e sistemit të kullimit bënë që dëmi të minimizohet. Po ashtu, siç u shpreh Rama, ministrat dhe drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako edhe tërheqja e ujërave nga fushat këtë vit ka ndodhur në kohë rekord.
“Në 72 orët e fundit është bërë një punë fantastike, gjërat janë më së miri po të kemi parasysh ku ishim. Shiu deri para ca vitesh dilte në qendrën e Fierit dhe këtu përmbyste gjithë dynjanë. Sot nuk është prekur as Darzeza. Duhet të shohim çfarë duhet përmirësuar akoma me argjiaturën këtu që gjërat të vihen në vijë…”
Sa i përket familjeve të përmbytura, që ishin diku tek 30 të tilla, kreu i qeverisë tha se ato ndodhen brenda rrezes së lumit dhe se duhen zhvendosur në banesa sociale.
“Nuk mund të rrihet tek këmbët e urave dhe tek bregu i lumit..” /abcnews.al/