Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro, kujt i përkiste

schedule10:01 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:01 - 13 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar disa pasuria me vlerë 1 milion Euro. Me anë të një njoftimi publik SPAK bën të ditur se pasuritë vinin nga aktiviteti krimin i trafikimit të drogës në Danimarkë.

Abc mëson se këto pasuri i përkasin Astrit Beqirit i cili akuzohet për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek Astrit Beqiri në Shkodër.

Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.

“Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK. Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë.  Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë €m 5 automjete të ndryshme, 173 500 € & 8.6 Milion Lekë cash!”, njofton SPAK./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!