Kastrioti dhe Egnatia po zhvillojnë mes tyre sfidën e javës së 13-të të Abissnet Superiores, një duel mbijetese, me 3 pikët që janë shumë të vlefshme për ekipet.
Një pjesë e parë mes dy ekipeve shumë e vakët, teksa krutanët janë munduar të rrezikojnë portën e Egnatias por pa mundur të kalojnë në avantazh, duke e mbyllur kështu në barazim pa gola pjesën e parë të takimit.
Në tabelën e renditjes të dyja skuadrat ndodhen në zonën e rrezikut, Egnatia në vendin e 8 me 11 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me vetëm 5 pikë. /f.a/abcnews.al