Kjo është nga rrugët më të reja të Durrësit e rehabilituar rreth 6 vjet më parë nga Bashkia. Ndodhet në lagjen 15 të qytetit dhe është 3 Km e gjatë.
Siç duket dhe nga pamjet rruga nuk mirëmbahet dhe po degradon dita ditës. Gropat e thella në ditë shiu pengojnë lëvizjet e këmbësorëve dhe automjeteve të vogla.
“Gropa-gropa e shtruan njëherë mirë dhe prapë u prish”, ka thënë banori.
Një tjetër banor shprehet se për një vit është prishur shumë.
“Qameti është, gropa uji plotë. E vështirë shumë ta përshkruajmë me makina të vogla. Luftë, luftë”, thotë një tjetër
Qytetarët për dëmtimin në kohë kaq të shkurtët të kësaj rruge thonë se vec punimeve me materiale jo rezistente kanë ndikuar dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
“Kalojnë kamionët dhe kanë bërë gropa”.
“Ka 5-6 vjet që u bë rruga po shkatërrua nga autobotet të vështirë e kemi. U shkatërrua fare, ka mbaruar. Kush ka makina kanë pësuar dhe aksidente”, thotë një tjetër banor i zonës.
Kjo është një nga rrugët më të frekuentuara në qyteti e Durrësit. Ndodhet mes zonës së Porto Romanos dhe Spitallës. Nëpërmjet këtij aksi lidhet porti i hidrokarbureve me autostradën Tiranë -Durrës./abcnews.al