Situata nga reshjet në Elbasan, prefektura bën bilancin

schedule08:54 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 08:54 - 12 Dhjetor, 2021

Kushtet atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë në orët e fundit kanë sjellë një sërë  problemesh në disa qarqe të vendit, kryesisht në jug.

Elbasani është një tjetër qark që ka shfaqur probleme përsa i përket nivelit të ujit dhe reshjeve të borës që kanë përfshirë zonat e thella.

Prefektura e Elbasanit  në raportin e tij ka bërë me dije se situata pavarësisht vështirësive është në kontroll dhe qarkullimi në rrugë vijon të jetë normal.

“ Informacion mbi situatën e krijuar për shkak të kushteve atmosferike në qarkun Elbasan ???

Gjatë natës dhe aktualisht qarku Elbasan është përfshirë nga reshje shiu të shumta,  disa herë kanë qenë me intensitet të lartë dhe në lartesi mbi 1000 metra kemi reshje dëbore.

Në akset rrugore nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

-Elbasan-Qafe Thane te kthesat e Murrashit

Gramsh-Moglicë

-Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Papër Bishqem.

-Librazhd Stebleve kemi prani dëbore 10 cm deri 20 cm në segmentin Klenje Stebleve

-Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njëres anë të aksit nga rënia e një masivi dheu.

Prurjet e lumenjve dhe përrenjëve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.

Furnizimi me energji elektrike ka pas problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për. Nj.A Rrajcë e Stravaj.

Fidri 3 në Nj.A Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina në Nj.A Funar bashkia Elbasan.

Nga inspektimet e bera gjatë ditës së sotme deri në orët e para të mbasdites aksi nacional Elbasan- Prrenjas nuk ka pasur problematika në lëvizjen e mjeteve pavarësisht reshjeve të shumta të shiut.

Nga prurjet e lumit Shkumbin kemi rritje të nivelit të tij dhe kanalet kulluese nuk mund të shkarkojnë,  si pasojë janë 2 ha tokë bujqësore nën ujë në Malasej, Nj.A Gjergjan, bashkia Elbasan”, thuhet në njoftimin e prefekturës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!