Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum. Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur dot të dalë nga uji.
Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë. Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.
Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës. /abcnews.al/