Një e moshuar 85 vjeçe ndërroi jetë ditën e sotme në Maliq. Viktima është Sefide Neziri. Shtëpia e saj u përfshi nga flakët dhe si pasojë e asfiksimit ndërroi jetë.
Ajo jetonte me nipin, por ai nuk gjendej në shtëpi në momentin që u përfshi nga flakët.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Abcnews.al