Omicron, pritet të bëhet varianti dominues në Britani

schedule10:46 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 10:46 - 11 Dhjetor, 2021

Britania po përgatitet për një valë të re të pandemisë së koronavirusit, pas përhapjes së variantit Omicron. Edhe pse numri i rasteve me mutacionin e ri mbetet i ulët deri më tani, shërbimet e NHS vlerësojnë se në javët në vijim të paktën gjysma e rasteve do të jenë të infektuar me “Omicron”, duke u bërë kështu varianti dominues në vend.

Britania ka shmangur masat shtrënguese, ndryshe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore. Vendi ka gjithashtu sistemin më të mirë të identifikimit të gjeneve, i aftë për të identifikuar shpejt mutacionet e reja.

“Unë mendoj se ky dimër do të jetë një makth,” tha Peter Inglis, një ish-këshilltar i NHS. Edhe pse  kemi shumë pak informacione për “Omicron”, mostrat e para janë shqetësuese.  “Do të përhapet shumë shpejt, edhe në vendet me shkallë të lartë vaksinimi”, sipas virologut Jeffrey Barrett.

“Është shumë e qartë se Omicron është ngjitës dhe i aftë të anashkalojë imunitetin e vaksinës, megjithatë nevojiten më shumë prova,” tha Susan Hopkins, kryetare e Komitetit Këshillues Mjekësor të NHS.

Në një deklaratë, presidenti i Shoqatës Mjekësore Britanike (BMA), Chang Napol, vlerësoi vendimin e qeverisë për të vendosur masa të tjera mbrojtëse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!