Ekipi i ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilët ndodhen në Stamboll për të hetuar mbi vrasjen e gazetarit Khashogi, nuk janë lejuar të hynë në konsulatën e Arabisë Saudite dhe as takohen me ambasadorin arab.
Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë mohuar hyrjen në konsulatën e tyre në Stamboll, ekipit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili ka mbërritur në Turqi të enjten për të hetuar mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Drejtuesja e ekipit shpjegoi se kishin kërkuar dhe një takim me ambasadorin saudit në Turqi, por ende nuk është konfirmuar
Ajo theksoi se ekipi po kryente hetimet me iniciativë personale meqënëse deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal që Kombet e bashkuara dhe shtetett anëtare kanë ndërmend të kërkojnë zyrtarisht apo të ndërmarrin një hetim penal ndërkombëtar. Eskpertët e Kombeve të Bashkuara do të qëndrojnë ën Turqi deri të dielën
Gjatë kësaj kohe është parashikuar një takim me prokurorin e Stambollit i cili drejtoi hetimet dhe kërkoi ekstradimin e anëtarëve të dyshuar të grupit që vrau gazetarin. Përfundimi i hetimeve do i nënshtrohet analizës së këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së në muajin qershor të këtij viti./abcnews.al