Që prej ditës së djeshme vazhdojne kërkimet nga polumbarët për gjetjen e trupit të pajetë të peshkatarit në lumin Drin të Lezhës. 54 vjecari dyshohet së është mbytur në lumë. Shirat ndërprenë një ditë më parë kërkimet për peshkatarin në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit rinisi operacionin për gjetjen e trupit të pajetë të 54 vjeçarit në lumin Drin. Kërkimet po ndiqen edhe nga familjarët dhe të afërm të tij.
54-vjeçari Agim Zeqja është mbytur në lumë pasditen e së hënës. Dyshimet e para janë për një atak kardiak që mund ti jetë shkaktuar nga rënia në lumë. Mendohet se 54-vjeçari ka qenë vetëm duke zënë peshk në momentin kur është mbytur./abcnews.al