Zyra e Departamenti amerikan të Thesarit ka sanksionuar grupin kryesor kriminal në veri të Kosovës, që drejtohet nga vëllezërit Veselinoviç. Gazetarja investigative Lindita Çela, e ftuar në studion e emisionit Ballkan, e ka cilësuar si një vendim mjaft të rëndësishëm futjen e këtij grupi në listën e zezë të SHBA-ve.
“Pjesa më e rëndësishme një gazetari është të pasurit prova për të etiketuar një grup si pjesë e krimit të organizuar. Këto persona asnjëherë nuk kanë qenë të hetuar. Shpallja të tilla të non grata, kanë or gazetarët një rëndësi të madhe sepse për herë të parë dokumentohet roli i tyre kriminal. Ndaj e quaj një vendim seriozisht shumë të rëndësishëm.
Vendimi ka shumë rëndësi, i je një dorë shumë të mirë gazetarëve për të hetuar çështjet, por edhe prokurorëve. Ka lidhje shumë të afërta të grupit me presidentin e Serbisë. Sot mediat raportuan e Vuçiç i ka mohuar të gjitha lidhjet. Edhe raporti i fundit i DASH flet për ndikimin e tyre politik. Në të gjithë Ballkanin shteti dhe forca e ligjit është shumë e dobët. Nominimi i këtyre emrave e bën çështjen shumë më të prekshme. Deklaratat publike nuk mjaftojnë për ta mohuar. Dua të shpjegoj se sa të rëndësishme janë shpalljet e vendimeve të tilla”, u shpreh gazetarja.
Çela tha më tej se ky vendim gjithashtu është një kambanë alarmi për të gjitha vendet e Ballkanit. Gazetarja thekson se është e qartë që krimi dhe korrupsioni nuk do të tolerohen, pasi janë kaluar vijat e kuqe.
“Ky vendim është kambanë alarmi për të gjitha vendete rajonit. Tregon qartë se korrupsioni dhe krimi janë elementë që nuk do të tolerohen më. Deri para shpalljes së listës këta persona ishin të respektuar, asnjë gazetar nuk do guxonin t’i përmendte këta persona si të lidhur me krimin.
Edhe Shqipëria është vetë një shembull ekselent në Ballkan. Ne jemi në një proces të reformës në drejtësi dhe kryefjala është goditja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. I tërë Ballkani është zënë në grackë nga krimi. Në Ballkan krimi dhe korrupsioni po kalon vijën e kuqe”, deklaroi Çela. g.v/abcnews.al