Kurti për sanksionet ndaj mafiozëve të veriut: S’do lejojmë asnjë individ të jetë më i fortë se shteti

schedule14:51 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 14:51 - 10 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  këtë të premte ka reaguar sërish në lidhje me sanksionet ndaj disa serbeve në Veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se në tetë muaj qeverisje kanë treguar përkushtimin për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Para mbledhjes së qeverisë, kreu qeveritar tha se toleranca ndaj individëve të korruptuar do të jetë zero.

Do të vazhdojmë për kauzën që na ka sjellë në qeveri për luftën ndaj korrupsionit. Këta 8 muaj të qeverisë sonë tregojnë se korrupsioni nuk mund të lidhet me nivelet e larta, po u dëshmua e kundërta, toleranca do të jetë zero. Kemi treguar përkushtim për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

E kemi mirëpritur vendimin për sanksionimin e personave në veri të Kosovës. Sanksionet treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitet dhe vërtetuan legjitimitetit e aksionin e policisë së Kosovës javë më parë në qeveri. Nuk do të lejojmë që asnjë individ të jetë mbi shtetin ligjor”, u shpreh Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!