Ju pëlqen të vishni fustane me çizme? Sekreti që duhet të dini që të mos dukeni të shkurtra

schedule10:17 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:17 - 10 Dhjetor, 2021

Fustanet midi dhe çizmet janë një kombinim perfekt por ka disa gjëra të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh. Mund t’i vishni këto modele fustanesh për çdo rast. Mund ta kombinoni me një pulovër apo me një pallto klasike. Por zgjedhja e këpucëve të duhura mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Duke qenë se takat nuk janë zgjedhja më e dëshirueshme gjatë ditëve me shi apo borë, disa gra veshin çizme deri te gjuri. Megjithatë, duke qenë se gjatësia e fustanit midi është paksa e sikletshme dhe mund të “shkurtojë” këmbën, ekziston një rregull i rëndësishëm që duhet ndjekur.

Domethënë, fustani duhet të jetë gjithmonë mbi çizmen të paktën sa gjerësia e pëllëmbës ose pak më shumë. Kjo do të tregojë këmbën pak më shumë, proporcionet janë të balancuara në mënyrë perfekte, kështu që këmbët duken më të holla dhe më të gjata.

Kjo krijon një pamje të përgjithshme harmonike. Nëse fustani përfundon mbi çizme, e gjithë pjesa e poshtme e trupit duket më masive, dhe këmbët më të shkurtra. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!