Zbulohet flauti 1600-vjeçar në Turqi, tregon interesin për artin e muzikën

schedule08:55 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:55 - 10 Dhjetor, 2021

Hurriyet Daily News  raporton se një flaut 1600-vjeçar i bërë nga një kockë bagëtie dhe një unazë bronzi është zbuluar në Turqinë juglindore, në Kështjellën Zerzevan, një strukturë e ndërtuar për herë të parë në shekullin e katërt pas Krishtit.

Profesor Aytaç Coşkun, drejtuesi i gërmimeve, tha se flauti ishte i rëndësishëm pasi tregonte se njerëzit që jetonin në kështjellë, e cila ishte një vendbanim ushtarak, kishin interes për artin dhe muzikën.

“Unaza me çelës, e cila përdorej për të hapur një sënduk ku mbante sende shumë të veçanta, daton gjithashtu në shekujt e katërt dhe të pestë të erës sonë”, shtoi Coşkun.

Kalaja historike, e cila është shtëpia e tempullit të Mithras, ndodhet në një sipërfaqe prej 60,000 metrash katrorë.

Coşkun tha se zbuluan edhe artefakte shumë të rëndësishme gjatë gërmimeve që kanë vazhduar që nga viti 2014.