Anton Martini, kandidati i tretë për në SPAK

schedule17:23 - 28 Janar, 2019

schedule 17:23 - 28 Janar, 2019

Anton Martini është kandidati më i ri për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Prokurori i Shkodrës, aktualisht i komanduar në Prokurorinë për Krimet e Rënda ku ka qenë edhe më herët, është i njohur për dosjet e rëndësishme që ka pasur ndër duar.

Gjatë karrierës së tij në prokurori Martini ka hetuar bandën e Lushnjës, bandën e Cërrikut, Arben Frrokun, sulmin ndaj Policisë në Lazarat në vitin 2014, si edhe vrasjen në këtë fshat të efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Kur u transferua në Shkodër, Martini la të hapur hetimin e dosjes “Ballkan”, për disa biznesmenë të përfshirë në trafikun e heroinës, një grup që falsifikonte vizat drejt SHBA, Met Kananin. Ai është prokurori që ka regjistruar procedimin penal nr. 339, i finalizuar me operacionin “Volvo 4”. Para Martinit në SPAK kanë aplikuar dy prokurorët të tjerë të Krimeve, Klodian Braho dhe Besnik Muçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!