Presidenti slloven në Beograd: Procesi i pajtimit, i domosdoshëm

schedule16:53 - 28 Janar, 2019

schedule 16:53 - 28 Janar, 2019

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, u shpreh se aktualisht procesi i pajtimit në Ballkan është i domosdoshëm. Ndërsa homologu i tij serb Vuçiç iu rikthye dhe njëherë taksës së vendosur nga Prishtina.

Sllovenia kishte braktisur e para shtetin e përbashkët jugosllav. Tani nga Bashkimi Evropian mbështet zgjërimin e ish bashkombasve dhe Ballkanit. Takimi i krerëve të Serbisë dhe atyre slloven është shfrytëzuar për të dhënë shembuj të zgjidhjes së problemeve në Ballkan. Nikoqiri, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur për Kosovën, duke theksuar se shumica e Serbisë nuk është e interesuar për zgjidhje, por kjo do të nënkuptonte përkeqësim të situatës.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Ne duhet të kuptojmë edhe interesat e shqiptarëve, kjo nuk i pëlqen askujt, por duhet të respektojmë sepse ka edhe kërkesa të tjera ndërkombëtare. Por, duhet kompromis dhe andaj kam lutur të hiqen taksat që të kthehemi në dialog.

Homologu slloven, Borut Pahor, ka thënë se Ballkani nuk duhet të jetë domosdoshmërisht vend konfliktesh. BE ka arsye për mos zgjerim, por procesi i pajtimit në Ballkan është i rëndësishëm.

Borut Pahor, President i Sllovenisë: Nuk shohim asnjë alternativë të dialogut. Nuk e dimë se kur dhe si do të përfundoj ky proces pasi varet nga të dyja palët andaj edhe Sllovenia duhet jap mbështetjen si mike e tërë popujve dhe për këtë do të flasim në procesin e Brdos në muajin Maj në Tiranë.

Presidenti Vuçiç është pyetur nga gazetarët slloven nëse Serbia ende qëndron në rrugën drejt BE-së për shkak të afërsisë me Rusinë. Të dy Presidentët i kanë dhënë rëndësi faktit se marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës janë të rëndësishme në këtë rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!