Makbethi në vilën e Enverit, një hibridizim mes antikitetit e politikës

schedule17:34 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 17:34 - 9 Dhjetor, 2021

Makbethi në vilën e diktatorit, si skenë provokoi më shumë fantazinë e spektatorit që mori shijen e parë, sesa përzgjedhjen e qëllimshme të regjizorit Enton Kaçe.

Ai guxon që të hibridizoi veprën e Shekspirit me aktualitetin politik, por nuk ka kurajo të artikulojë emrat e pushtetarëve shqiptarë që vijnë në pjesë. Ata mundohet që t’ua gjejë të përngjashmit jashtë vendit.

Ndërkohë që Makbethi Alfred Trebicka, është pro teatrit të angazhuar. Përmes lojës së tij solli lakminë për pushtet mbështjellë në personalitetet politike të 70 viteve të fundit.

Pas bulzave të antikitetit që nis premiera, me këngën e korit, shfaqen edhe metaforat me shpalosjen e hartës së qyteteve shqiptare, ku sundon krimi. Intervista me diktatorët, e cila krijonte ndjesinë më të fortë të aktualizimit me realitetin tonë edhe kjo zgjedhje ishte e sekondës së fundit.

Përngjasimi  i Ledit Makbeth, me Nexhmie Hoxhën, fillimisht kundërshtohet, e më pas pranohet.

Shfaqja “Makbeth “është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental si një rishikim regjisorial bashkëkohor, ku tentohet që dimensioni i rikonceptuar i tragjedisë Shekspiriane, të aktualizohet me realitetin shqiptarë që përpiqet të bëjë një rezonancë me kohën ku jetojmë. Premiera për publikun do të jetë falas por vetëm me rezervime nga data 10 deri më 18 në vilën 31 të ish Dikatorit Hoxha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!