Autoritetet amerikanë kanë zbuluar eshtrat e një studenti të zhdukur për më shumë se 45 vite. Sipas informacioneve, autoritetet kanë gjetur makinën e tij në një përrua në Alabama, së bashku me portofolin, kartën e identitetit dhe mbetjet e dyshuara njerëzore, shkruan CNN
Kyle Clinkscales, një student në Universitetin Auburn u pa për herë të fundit natën e 27 janarit 1976, kur u largua nga vendlindja e tij LaGrange, Georgia, për t’u kthyer në kampus me Ford Pinto-n e tij të vitit 1974.
22-vjeçari nuk mbërriti kurrë në universitet.
“Për 45 vite, ne kemi kërkuar Kyle dhe makinën e tij. Ne kemi ndjekur qindra pista dhe kurrë nuk kemi pasur ndonjë zhvillim thelbësor nga ato pista,” tha Woodruff.
Ndërkohë policia po punon për të kuptuar shkakun e vdekjes së studentit. Babai i Clinkscales vdiq në vitin 2007, dhe Clinkscales ishte një fëmijë i vetëm.
/abcnews.al