Dita kundër korrupsionit, delegacioni i BE në Shqipëri: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

schedule12:11 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 12:11 - 9 Dhjetor, 2021

Delegacioni i BE në Shqipëri ka përcjellë një mesazh në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ata u bëjnë thirrje institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte të tilla.

“Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja”, thuhet në reagim. /Abcnews.al