Dy ditë përpara Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, i dërguar i Uashingtonit për Ballkanin ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Takimet në Tiranë zyrtari i lartë amerikan i nisi me Lulzim Bashën në orën 11:45. Escobar mbërriti në selinë blu i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim. Në hyrje të selisë e priti sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe n/kryetarja Jorida Tabaku.
Në tryezë me liderin demokrat do të jetë e gjithë kupola e PD-së nga sekretari, n/kryetarët dhe kreu i grupit parlamentar demokrat më pas do të ketë një takim kokë më kokë me Escobarin.
Pas takimit Lulzim Basha do të ketë një prononcim për mediat, ndërsa Gabriel Escobar do të vijojë takimet e tjera mes të cilave me kryeministrin Edi Rama./ Abcnews.al